Gara për kreun e Policisë së Shtetit/ Rama takohet me ministrin e Brendshëm Lamallari dhe ministrin Gogu në “Vila 30”

TIRANË- Kryeministri Edi Rama është takuar rezidencën qeveritare “Vila 30” me ministrin e Brendshëm Besfort Lamallari.

Lamallari shoqërohej në takim me zv/ministrat e Brendshëm dhe kabinetin e tij. Takimi nisi ne 9:00 dhe përfundoi ne 10:30.

Gazetar Ergys Gjençaj tha për News24 se pas përfundimit të takimit me Ministrin e Brendshëm Lamallari dhe zv.ministrat e Brendshëm, do të takohet edhe me Ministrin e Drejtësisë Toni Gogu.

Ky takim i kryeministrin Rama vjen ndërkohë që ka nisur edhe faza e intervistimit për 14 kandidatët që garojnë postin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, pas shkarkimit nga detyra të Ilir Prodës.

Procesi po zhvillohet sipas rendit alfabetik, ndërsa i pari që është paraqitur për intervistë ka qenë Afrim Tafa, aktualisht drejtor i Policisë së Durrës.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×