
DIBËR- Një 60-vjeçar është arrestuar nga policia pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Mat arrestuan në flagrancë shtetasin P. R., 60 vjeç, banues në Ulëz, pasi në banesë ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij”, thuhet në njoftimin e policisë.
Sakaq materialet procedurale iu referuan Prokurorisë Dibër, për veprime të mëtejshme.
and then