Krimi në Roskovec/ “Kanë vdekur të dy dajë”, vëllai i Dashurie Rrapajt rrëfen si mori vesh vrasjen e motrës: Shefiti ka qenë i dhunshëm, ta varrosin në gropën më të thellë…(VIDEO)

Ngjarja e rëndë e ndodhur në Roskovec një ditë më parë tronditi opinionin publik. Vëllai i Dashurie Rrapaj, Ermal Azizaj ka folur për News24 për ngjarjen e rëndë. Ai ka folur për ngjarjen e rëndë duke treguar mes dhimbjesh se si ka marrë vesh lajmin.

‘Nuk e mendonin kurrë që situata mund të arrinte deri këtu’, është shprehur ai.

Gjithashtu ai tregoi se para 20 vitesh ka tentuar të vrasë veten, ndërsa tregon se Shefit Rrapaj ka qenë gjithmonë agresiv dhe se marrëdhënia e tij me të afërmit ka qenë e vështirë dhe se asnjë nga njerëzit e tij nuk kishte shkuar pas tragjedisë së ndodhur.

“Dje kam marrë vesh lajmin, më ka marrë në telefon nipi. Më bie telefoni, përtova ta hap fillimisht, por po më bluante diçka. Pa kaluar minutin ngrihem e marr në telefon dhe telefonova nipin. Më tha “Kanë vdekur të dy dajë, e ka vrarë”.  Mora vëllanë tjetër në telefon të shkonim mos i shpëtoni, mos e gjenim gjallë. Policia nuk na la të hynim brenda, bëjnë punën e tyre shtet nuk kanë faj. Ai ka qenë problematik. 50 vjet motra jonë për atë ka qenë mungesë. Kishte hije të rëndë, jo si baba. Të përqafonte një herë fëmijët ose gruan. Se jemi familjarë vetë. Para 10 ditësh e denoncoi në polici, erdhi policia mori motrën dhe nipin sepse i kishte denoncuar ai, krimineli. Kishin mbjellë disa patate dhe i thoshte përse i mbolle këtu dhe jo atje.  Janë konflikte koti. Ai ishte problematik ka qenë i dhunshëm. Por nuk menduam që do të arrinte deri këtu. Para 20 vitesh ka tentuar vetëvrasjen. Në mars të 2006.  Ne kemi marrë motrën tonë do e varrosim atë ku kemi nënë  dhe babanë. Ai të groposet në kanalin më të thellë. Nuk më intereson fare. Nuk i ka ardhur asnjë njeri”, tha ai.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×