
Analisti Agim Baçi ishte i ftuar në studion e News24, ku foli për zhvillimet e fundit brenda PD-së, duke theksuar se mungesa e proceseve të brendshme demokratike mund të dëmtojë qëndrueshmërinë e opozitës.
Sipas Baçit, nëse drejtuesi i PD-së, Sali Berisha, vendos të largojë Ervin Salianji, atëherë ai do ta ketë të vështirë të kritikojë kundërshtarët politikë për mungesë zgjedhjesh, pasi një gjë e tillë do të reflektonte edhe brenda vetë partisë.
“Ka një problem të madh PD. Nëse hiqet Salianji, Berisha nuk mund të akuzojë më kundërshtarin se nuk bën zgjedhje, kur vetë nuk po respekton proceset e brendshme,” u shpreh Baçi.
Ai gjithashtu u ndal te “neni Basha”, duke paralajmëruar se zbatimi i tij mund të krijojë pasoja të drejtpërdrejta për vetë Berishën. Sipas analistit, nëse statuti i partisë zbatohet në mënyrë strikte, kreu i PD-së mund të përballet me rrezikun për të mos kandiduar në zgjedhje.
Baçi kujtoi se vetë Berisha ka theksuar më parë rëndësinë e respektimit të statutit të partisë, duke e ngritur këtë çështje edhe në deklarata publike.
Në analizën e tij, ai komentoi edhe protestat e fundit të opozitës, duke i cilësuar ato si pjesë e një strategjie të dyfishtë: konsolidimin e kontrollit brenda opozitës dhe dërgimin e një mesazhi ndaj ndërkombëtarëve.
“Sot protestat po bëhen që Berisha të arrijë dy qëllime: të mos ketë hapësirë për një opozitë tjetër dhe të krijojë një kanal komunikimi me ndërkombëtarët, në mungesë të kontakteve direkte,” u shpreh Baçi.
Agim Baçi: Fjalimet politike të PD janë për të qarë hallin. Ka një problem të madh PD, duke rrezikuar të heqë Salianjin, Berisha e ka shumë të vështirë të shajë kundërshtarin që s’bën zgjedhje, pasi ti s’po bën zgjedhje brenda partisë. Shpresoj të mos ndodhë, por me nenin Basha, Berisha rrezikon të mos kandidojë, sepse statuti i partisë, madje Berishën kam dëgjuar që ai që nuk zbaton statutin, nuk respekton vullnetin e tyre, madje e ka thirrur me të madhe në stadium me të madhe nenin Basha.
Të gjithë këto protestat sot po bëhen që Berisha të ketë 2 arritje, e para që të mos ketë asnjë hapësirë tjetër për opozitë, dhe e dyta është një strategji për ndërkombëtarët, duke qenë se nuk ka kontakt real në seli me ta, kjo është një mënyrë për të përçuar tek ata që nesër të jetë negociator.
and then