
Kryetarja e komisionit të Diaporës në kuvend, Ina Zhupa foli në hapje të Komisionit të Diasporës për samitin që po zhvillohet në Tiranë. Përveçse nënvizoi mos-përfshirjen e komisionit dhe mungesën e transparencës, ajo theksoi faktin se samiti po përdorej si një mbledhje elektorale e partisë në pushtet.
Fjala e deputetes së PD-së, Ina Zhupa, në mbledhjen e Komisionit:
“Samiti ishte një moment shumë i rëndësishëm për të kuptuar qasjen e politizuar që ka qeveria ndaj diasporës dhe përdorimin politik që do t’i bëjë këtij samiti për propagandë elektorale, dhe aspak për përfshirjen reale apo një qasje shtetërore për angazhimin e diasporës në zhvillimin e vendit.
Jam e keqardhur që njerëz të ndritur, njerëz që kanë besuar se samiti mund të ishte serioz, kanë ardhur dhe janë përfshirë, por gjenden përballë propagandës qeveritare, përballë sloganeve si “Shqipëria 2030”, përballë unilateralizmit të përfaqësimit monopolistik dhe nuk gjejnë dot atë që duhet të gjejnë: një Shqipëri me një fytyrë pak më evropiane, që pretendon dhe diskuton për integrimin në Bashkimin Evropian”
and then