10 vjetori i krijimit të Mitropolisë së Fierit, fronëzohet Hirësia e Tij Imzot Nikolla

Me një meshë që zgjati për më shumë se tre orë, ku ishin të pranishëm besimtarë të shumtë, organi më i lartë i Kishës Ortodokse Shqiptare, i drejtuar nga Kryepshkop Joani dhe Sinodi i Shenjtë,  u përkujtua 10 vjetori i themelimit të Mitropolise se Fierit dhe u zhvillua ceremonia e fronëzimit te Mitropolitit te Hirësinë e tij Imzot Nikolla i cili u zgjodh me vota unanimi nga sinodi i shenjtë i kishës.

Një dekadë më parë, u vendos që Fieri me kishat e tij dhe numrin e lartë të popullsisë ortodokse të organizohej në Mitropoli si një organ përfaqësues brenda organikës së Kishës Auteqefale Ortodokse të Shqipërisë.

Sot pas 10 vitesh, Mitropolia e Fierit inaguron edhe godinën e saj të re, ku zhvillohen aktivitetet zyrtare të saj.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×