
Në procesin gjyqësor ndaj biznesmenit Pëllumb Gjoka dhe të pandehurve Behar Brajoviç dhe Edmond Preka, për vrasjen e Gjin Ndojit në gusht të vitit 2020, GJKKO ka pranuar kërkesat e avokatëve për administrimin e provave në shqyrtimin gjyqësor.
Mes provave të pranuara është edhe dërgimi i një letërporosie të re drejt Francë, për të sqaruar burimin e të dhënave të platformës së komunikimit SKY ECC.
Gjithashtu, gjykata pranoi kërkesën e mbrojtjes që të merret si provë edhe një vendim i autoriteteve gjyqësore të Holandë, i cili në vitin 2019 nuk ka lejuar përgjimin masiv të përdoruesve të SKY ECC.
Ndërkohë, në seancën e radhës pritet të nisë pyetja e dëshmitarëve të kërkuar nga SPAK. Mes tyre janë Jozi Kraja, i njohur edhe me mbiemrin Ndoj, vëllai i viktimës, i ekstraduar në fillim të këtij viti nga Zvicër për llogari të dosjes “Revanshi”, si dhe partnerja e viktimës.
and then