
Protesta kombëtare e organizuar ditën e djeshme nga Partria Demokratike ka bërë jehonë edhe në mediat ndërkombëtare.
Media italiane TGCOM shkruan se gjatë protestës u përdorën topa uji dhe gaz lotësjellës për të shpërndarë qytetarët, ndërkohë që theksohet se qëllimi i protestave është largimi i kryeministrit Edi Rama, pas skandalit “Balluku”.
Artikulli:
Kokteje Molotovi u hodhën nga qeveria e Tiranës , gjatë një proteste të organizuar ngë opozita e drejtuar nga Sali Berisha. Protesta kishte si kërkesë kryesore dorëheqjen e kryeministrit socialist Edi Rama. Policia reagoi me topa uji dhe më pas me gaz lotsjellës, duke arritur të shpërndajë turmën brenda sekondave dhe të ndalojë grupin e protestuesve që kishin hedhur koktejet molotov. Një deputet i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, dhe një person tjetër u dërguan në urgjencë. Disa minuta më vonë, tensionet u përshkallëzuan pranë ndërtesës së Parlamentit, ku disa protestues u përpoqën të thyenin kordonin e policisë, por u sprapsën nga përdorimi i topave të ujit.
Protesta të këtij lloji kanë ndodhur periodikisht në Shqipëri që nga fillimi i vitit: demonstruesit dhe Partia Demokratike, partia kryesore e opozitës, po kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama për shkak të skandalit të korrupsionit që përfshin Belinda Ballukun, aleaten e tij të ngushtë.
and then