“Lojtarët e kalibrit u lanë në stol rezervë”, gazetarja: Hita duhet të shkërmoqë grupimet që zaptuan strukturën në kohën e Prodës! Zyrtarët më të mirë u “internuan”

Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në emisionin “Kjo Javë” me Nisida Tufën, ka komentuar situatën në Policinë e Shtetit.

Sipas Lalës, një nga problemet më të mëdha ndër vite në Policinë e Shtetit ka qenë sistemi i gradave, ku shumë zyrtarë që i kanë merituar promovimet nuk i kanë marrë kurrë.

“Po çfarë është e rëndësishme për mua sot? Sistemi i gradave në Policinë e Shtetit. Jo të gjithë mund të zgjidhen drejtorë të përgjithshëm të policisë dhe jo të gjithë mund të jenë drejtorë qarqesh. Ka një gradë të caktuar”, tha ajo.

Lala theksoi se fokusi duhet të jetë te meritokracia dhe vlerësimi real i punonjësve të policisë. Lala u shpreh se disa drejtues qarqesh nuk duhet të vazhdojnë të qëndrojnë në detyrë, veçanërisht në qarqet problematike.

“Skandali me gradat ndoshta është ndër skandalet më të mëdha që kanë ndodhur ndër vite në Policinë e Shtetit, sepse ka zyrtarë që e kanë merituar gradën dhe nuk e kanë marrë kurrë”, deklaroi gazetarja.

Sipas gazetares, Hita duhet të që pastrojë policinë nga grupimet që e kanë “zaptuar”, ndërsa shtoi se problematikëe është edhe lënia e shumë prej zyrtarëve më të aftë të policisë jashtë strukturave operative dhe janë transferuar në Akademinë e Policisë.

“Unë kam qenë një zë i fortë kundër Ilir Prodës dhe besoj që koha më ka dhënë të drejtë. Patjetër që Skënder Hitaj nuk e ka patur kohën e mjaftueshme për të shkërmoqur gjithë ato grupimet që ishin brenda Policisë së Shtetit dhe që e kishin zaptuar Policinë e Shtetit. Mendoj që ai duhet ta bëjë me dorë të hekur dhe ta kthejë Policinë e Shtetit në shinat e veta dhe të jetë në shërbim të qytetarëve. Por patjetër, disa drejtorë nuk mund të qëndrojnë në qarqe ku janë, dhe sidomos në qarqe problematike.

Ka brenda Policisë së Shtetit zyrtarë policie dhe zoti Hitaj, kjo është një sfidë që unë po ia hedh publikisht— duhet të jetë shumë i kujdesshëm në momentin që bën përzgjedhje të drejtorëve të rinj të policive të qarqeve.

Se e di çfarë ndodh, Nisita? Zyrtarët më të mirë të Policisë së Shtetit, nëse mund ta them u internuan dhe u dërguan në Akademinë e Policisë. Nuk e ka luksin Policia e Shtetit që një grup zyrtarësh të mirë të rrinë atje nëse mund ta themi në gjuhën e futbollit lojtarë kalibri por në stola rezervë.

Pra, do të thotë që zoti Hitaj duhet të jetë shumë i vëmendshëm dhe duhet të jetë njeri i qartë dhe i prerë, dhe të mbetet larg klaneve, interesave personale apo klienteliste, dhe të zgjedhë një ekip i cili më shumë sesa i shërben një gjëje të caktuar, i shërben opinionit publik shqiptar”, tha ajo.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×