Jurgen Uldedaj rikthehet në ring/ Boksieri shqiptar do të mbrojë titullin ndaj Muhsin Cason (VIDEO)

Jurgen Uldedaj do të mbrojë titullin kampion bote në kategorinë IBO për peshën “cruiserweight”, në një duel me 12 raunde ndaj amerikanit Muhsin Cason.

Sfida do të zhvillohet më 30 maj në “OVO Arena Wembley” në Londër dhe do të jetë hera e parë që 28-vjeçari shqiptar mbron gjerdanin e fituar në tetor të vitit të kaluar, kur triumfoi ndaj Rolly Lambert Fogoum.

 

Të dy boksierët vijnë në këtë përballje në formë të mirë sportive. Uldedaj numëron 21 fitore dhe vetëm një humbje në karrierë, ndërsa amerikani Cason ka regjistruar 14 fitore pa asnjë humbje.

Në prag të këtij dueli të rëndësishëm, boksieri nga Lezha ka kërkuar mbështetjen e tifozëve kuqezi për të hedhur një tjetër hap të madh në karrierën e tij sportive



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×