Pengoi procedurat për ekstradimin e një personi me masë sigurie drejt Gjermanisë, arrestohet specialisti i Krimeve në Dibër

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP), Drejtoria Rajonale Kukës-Dibër, ka arrestuar në flagrancë një punonjës të Policisë së Shtetit, i dyshuar për veprën penale “Shpërdorim detyre”.

Në pranga ka rënë Megin Gani Ademi, 32 vjeç, i cili mbante detyrën e specialistit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Dibër.

Sipas hetimeve të kryera nga AMP, dyshohet se punonjësi i policisë nuk ka kryer veprimet e nevojshme hetimore dhe procedurale lidhur me largimin e shtetasit Amir Muaremi, i cili ishte nën masën e sigurisë “arrest në shtëpi” dhe ndodhej në proces ekstradimi drejt Republikës Federale të Gjermanisë.

Materialet procedurale për rastin i janë referuar Prokurorisë, e cila do të vijojë veprimet e mëtejshme hetimore.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×