
Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest në burg” për Ilir Beqajn duke rrëzuar ankimin e tij.
Vendimi u mor këtë të mërkurë nga gjyqtarja Miliana Muça, e cila shqyrtoi kërkesën e e Beqjës për zëvendësimin e masës së sigurisë me “arrest në shtëpi” ose, në alternativë, me masën “garancia pasurore”.
Apeli vendosi të miratojë vendimin e Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar të datës 25 maj 2026, duke lënë në fuqi masën aktuale të sigurisë “arrest në burg”.
Ilir Beqaj po gjykohet në një process të ndarë lidhur me aferën e koncesioinit të sterilizimit, ku më herët janë cilësuar fajtorë dhe dënuar disa të pandehur, përfshirë ish-zv.ministri i shëndetësisë Klodian Rjepaj dhe biznesmeni Ilir Rrapaj. Beqaj po ashtu akuzohet ede për abuzime me fondet kur drejtonte agjencinë SASPAC.
and then