U arrestua në kufi për dhunë ndaj vjehrrit të saj/ Gjykata liron nënën e tre fëmijëve

Gjykata e Tiranës vendosi të pranojë kërkesën e Dorina Sejdinit, nënës së 3 fëmijëve, e cila përgjatë 24 orëve të fundit qëndroi në qelitë e burgut të Posjkës, bashkë me fëmijën e mitur, pasi ishte dënuar në mungesë për dhunë ndaj vjehrrit.
Gjykata pasi dëgjoi pretendimet e rivendosi çështjen ne afat duke i dhënë mundësinë gruas për rigjykim, vendim që solli për pasojë dhe lirimin e saj.
Dorina sejdini u arresta në pikën e kalimit kufitar në Muriqan teksa kthehej nga Gjermania në Shqipëri, me 3 fëmijët e mitur.

Gruaja rezultonte e dënuar me 2 muaj burg për veprën penale të dhunës në familje ndaj vjehrrit të saj. E dënuara u vendos bashkë me foshnjën në burgun e Pojskës, të cilin e ka lënë ditën e sotme për tu ribashkuar me dy fëmijët e tjerë.

Rasti i saj, solli reagime të forta publike dhe presidenti Bajram Begaj ofroi faljen për të.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×