Bilanc tragjik! Aksident në aksin Vlorë-Llogara, 1 i vdekur, 5 të plagosur. Pamjet të frikshme, ja si ka përfunduar furgoni

Mëngjesin e së dielës, një aksident i rëndë rrugor është regjistruar në aksin Vlorë–Llogara, në vendin e quajtur “Fushë Dukat”.

Sipas informacioneve paraprake, rreth orës 06:10, një mjet tip fugon me targa AC701AJ ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.

Si pasojë e aksidentit, një person ka humbur jetën, ndërsa pesë të tjerë kanë mbetur të plagosur rëndë. Të lënduarit janë transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Vlorës, ku po marrin ndihmën mjekësore.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë, zjarrfikësit dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për nxjerrjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.

Autoritetet pritet të bëjnë publike identitetin e viktimës dhe të plagosurve, si edhe detaje të tjera mbi ngjarjen.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×