Aksident zinxhir në aksin Fier-Levan, përplasen tre automjete

Një aksident rrugor është regjistruar paraditen e sotme në aksin e vjetër Fier–Levan, në vendin e quajtur “Çezma e Levanit”, ku tre automjete janë përfshirë në një përplasje zinxhir. Sipas informacioneve paraprake nga vendngjarja, aksidenti ka shkaktuar vetëm dëme materiale, ndërsa fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar.

Menjëherë pas ngjarjes në vendin e aksidentit kanë mbërritur shërbimet e Policisë Rrugore, të cilat kanë nisur hetimet për të përcaktuar shkaqet dhe rrethanat e përplasjes.

Ndërkohë, efektivët e policisë po punojnë edhe për normalizimin e qarkullimit në këtë segment rrugor, pasi gjatë fundjavës ka një fluks të lartë automjetesh.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×