VIDEO/ Sërish zjarr në Mallakastër, flakët pranë fshatit Drenovë alarmojnë banorët

Një tjetër vatër zjarri është shfaqur në Mallakastër, duke përfshirë një zonë pranë qendrës së fshatit Drenovë dhe duke alarmuar banorët e zonës.

Shërbimet zjarrfikëse kanë ndërhyrë menjëherë në terren për vënien nën kontroll dhe neutralizimin e flakëve. Pas ndërhyrjes së forcave operacionale, situata raportohet se është drejt normalizimit.

Ende nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit, ndërsa autoritetet po vijojnë monitorimin e zonës për të shmangur riaktivizimin e vatrës.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×