Aksidenti në galeritë e “Eternal Security”, ekipet e shpëtimit vijojnë ende kërkimet për minatorin e bllokuar në Bulqizë

Vijojnë kërkimet për gjetjen e minatorit Ilir Kolaveri, i cili dyshohet se është aksidentuar gjatë punës në minierën e kromit në Tërnovë.

Ngjarja ka ndodhur gjatë ditës së shtunë, ndërsa dyshohet se 40-vjeçari ka rënë në një furnelë brenda galerisë së minierës dhe më pas është zënë poshtë nga një masiv minerali.

Menjëherë pas njoftimit për aksidentin, në zonë kanë mbërritur ekipet e shpëtimit, të cilat prej mesditës së së shtunës po punojnë për lokalizimin dhe nxjerrjen e minatorit.

Operacioni i kërkim-shpëtimit vijon në kushte të vështira për shkak të strukturës së minierës dhe rrezikut për shembje të tjera.

Miniera e kromit në Tërnovë administrohet nga kompania “Eternal Security”, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të aksidentit dhe për të përcaktuar shkaqet që çuan në ngjarje.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×