Ligue 1/ Vijon kriza e PSG, kampionët munden nga Monaco, vetëm 2 pikë pas 3 ndeshjeve të para

PSG vazhdon të zhgënjejë në startin e Ligue 1. Kampionët në fuqi të Europës pësojnë një tjetër goditje, duke u mposhtur në shtëpi 2-1 nga Monaco dhe pas tri javësh kanë grumbulluar vetëm dy pikë.

Parisienët e Luis Enrique e nisën mirë takimin dhe dominuan pjesën e parë. Avantazhi erdhi me Marquinhos, që dërgoi topin në rrjetë duke i dhënë PSG-së epërsinë.

Por gjithçka ndryshoi pas pushimit. Monaco reagoi fuqishëm dhe përmbysi rezultatin me golat e Nazinhos dhe Idumbos, duke i dhuruar skuadrës së Zakarias një fitore të rëndësishme në Paris.

Një mbrëmje zhgënjyese për Luis Enrique, pavarësisht se trajneri spanjoll sapo ka rinovuar kontratën me PSG-në deri në vitin 2030.

PSG pas kësaj nisje vërtet të dobët në Francë mbetet me vetëm dy pikë pas tri javësh, ndërsa Monaco largohet nga Parisi me një fitore të madhe. Skuadra e Felipe Lusi deri më tani ka arritur ti fitojë të gjitha ndeshjet sin ë kampionatin francez, po ashtu edhe në Evropë, duke kompletuar kështu një start perfekt të këtij sezoni.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×