Tragjedi në Tropojë/ Humbin jetën dy punonjës të bashkisë nga kontakti me korrentin! Zbardhen detajet e ngjarjes

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në Tropojë, ku dy punonjës të bashkisë kanë humbur jetën dhe dy të tjerë kanë mbetur të plagosur si pasojë e kontaktit me energjinë elektrike gjatë kryerjes së punimeve në terren.

Sipas të dhënave të konfirmuara, mes viktimave është punonjësi i Bashkisë Tropojë, Muhamet Sylisufaj, i cili ndërroi jetë në vendngjarje. Pak më vonë, si pasojë e dëmtimeve të rënda nga goditja elektrike, ka ndërruar jetë në spital edhe punonjësi i dytë. Dy personat e tjerë të përfshirë në incident ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Ngjarja ka ndodhur gjatë kohës kur punonjësit po kryenin ndërhyrje për krasitjen e pemëve që ndodheshin pranë një shtylle të linjës elektrike me tension.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe grupi hetimor për të rindërtuar dinamikën e plotë të incidentit. Hetimet po fokusohen në zbardhjen e procedurave të ndjekura për sigurinë në punë, si dhe për të verifikuar nëse ka pasur koordinim të mëparshëm mes Bashkisë Tropojë dhe ndërmarrjes së shpërndarjes së energjisë elektrike për stakimin e rrymës përpara nisjes së punimeve.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×