U vra me thikë nga bashkëshorti/ Detaje tronditëse nga vdekja e Esma Meços në Greqi, xhaxhai: Fëmijët ishin në shtëpi! Autori planifikoi gjithçka

Një ngjarje e rëndë ka tronditur komunitetin shqiptar në Greqi, ku Esma Meço, një grua shqiptare, humbi jetën në rrethana tragjike më 26 gusht. Sipas hetimeve paraprake, 53-vjeçari Bujar Meço, bashkëshorti i saj, dyshohet se e sulmoi me thikë pas një konflikti mes tyre. Esma u transportua me urgjencë në spitalin e Komotinit, por nuk mundi t’u mbijetonte plagëve të marra. Pas ngjarjes, bashkëshorti dyshohet se tentoi t’i jepte fund jetës dhe u dërgua në spital, nën mbikëqyrjen e policisë.

Ngjarja mori përmasa edhe më tragjike pasi në banesë ndodheshin dy fëmijët e çiftit, një vajzë 16-vjeçare dhe një djalë 19-vjeçar. Sipas raportimeve, vajza njoftoi autoritetet, ndërsa djali, i cili ishte në gjumë në momentin e ngjarjes, u zgjua dhe mori nënën e plagosur për ta dërguar në spital, me shpresën se do të shpëtonte.
Por, sipas të dhënave të bëra publike, kjo martesë kishte pasur probleme edhe më herët.

Në një lidhje online me emisionin “Me Zemër të Hapur”, xhaxhai i viktimës, shprehet se ccifti prej kohësh kishte probleme.
Në vitin 2022, Esma kishte denoncuar bashkëshortin për kërcënime, ndërsa ai ishte arrestuar në atë kohë. Pak para ngjarjes së rëndë, gruaja kishte vendosur t’i jepte fund martesës dhe kishte planifikuar të vijonte procedurat e divorcit.

Xhaxhai i viktimës ka rrëfyer detaje mbi marrëdhënien mes çiftit dhe konfliktet që kishin shoqëruar martesën e tyre. Ai tha se Esma i kishte treguar se, nëse fëmijët do të vinin, do t’i merrte me vete, ndërsa vajza ishte veçanërisht e rëndësishme për të.

Sipas tij, konfliktet gjatë ditëlindjes së vajzës kishin lidhje me vendimin e Esmës për t’u divorcuar nga bashkëshorti.

“Bujari e keqtrajtonte”, është shprehur xhaxhai i viktimës, ndërsa ka treguar edhe momentet pas sulmit. Sipas tij, djali 19-vjeçar ishte në gjumë dhe, pasi u zgjua, e mori nënën e plagosur dhe e dërgoi në spital.

“Jam shumë i tronditur”, ka deklaruar ai.

Xhaxhai i Esmës ka ngritur gjithashtu akuza të forta mbi mënyrën se si dyshohet se është zhvilluar ngjarja. Sipas tij, vrasja ishte iniciativë e bashkëshortit dhe fëmijët e çifti dhe ditëlindja e vajzës janë përdorur në kuadër të konfliktit mes tyre.

Ngjarja e 26 gushtit ka rikthyer në vëmendje edhe një herë problemet e dhunës në familje dhe historitë e dhimbshme të familjeve shqiptare që jetojnë e punojnë në Greqi.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×