Dy filozofi të ndryshme, Roma-Inter, ose mbrojta kundër sulmit më të mirë

Roma dhe Interi përballen në një duel që premton spektakël, mes dy skuadrave që kanë nisur sezonin me pikë të plota dhe që synojnë të jenë protagoniste në garën për titull.

Historia e kësaj përballjeje premton gola: në 186 ndeshje janë shënuar plot 540, me një mesatare prej afro 3 golash për takim.

Edhe statistikat e sezonit flasin për dy skuadra me karakteristika të ndryshme. Interi ka sulmin më produktiv, me 13 gola dhe 100 goditje, 32 prej tyre në kuadrat. Por zikaltërit kanë shfaqur probleme në prapavijë, duke pësuar 6 gola në kampionat.

Roma ka realizuar 12 gola, me Malen protagonist në gjysmën e tyre. Skuadra e Gasperinit krijon shumë, por shpërdorimi i rasteve mbetet një shqetësim. Verdhekuqtë kryesojnë për prekje në zonën kundërshtare dhe për krosime të suksesshme.

Diferenca më e madhe vjen në mbrojtje: Roma ka pësuar vetëm një gol në kampionat. Një ekuilibër mes soliditetit në prapavijë dhe forcës në sulm që e bën përballjen me Interin edhe më interesante.

Dy skuadra, dy filozofi loje dhe një duel që, edhe historia, edhe statistikat, e paralajmërojnë si një ndeshje me ritëm dhe gola.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×