Merr flakë vend depozitimi i mbetjeve të Bulqizës, tymi mbulon zonën

Vend depozitimi i mbeturinave të Bashkisë Bulqizë mbi fshatin Plan i Bardhë të Bashkisë Klos është përfshirë nga flakët pasditen e sotme.

Nuk dihen rrethanat se si ka ndodhur aktivizimi i zjarrit teksa tymi i zi i shkaktuar nga mbetjet plastike që ndodhen në të ka mbuluar gjithë zonën.

Shërbimi Zjarrfikës i Bashkisë Klos është nisur menjëherë drejt vatrës së zjarrit për të asistuar në fikjen e tij.

Zjarri rrezikon të përhapet në masivin pyjor me dushqe të fshatit Plan i Bardhë dhe të zbresë tek banesat.

Autoritetet dyshojnë që zjarrvënia të jetë e qëllimshme dhe pritet të nisin hetimet.

Venddepozitimi i mbetjeve të Bashkisë Bulqizë është në rrugën Qaf Buall – Martanesh, por mungojnë elementët e sigurisë dhe brenda fushës së mbetjeve mund të futet gjithëkush



“Arena e Lajmit”

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×