
Një zjarr i rënë në një kanal me shkurre, në afërsi të qendrës së fshatit Gramëz, ka rrezikuar të kthehet në një situatë serioze për zonën e banuar.
Flakët, të favorizuara edhe nga era, janë përhapur me shpejtësi duke depërtuar deri në oborret e disa banesave. Ndërhyrja në kohë e shërbimit zjarrfikës ka parandaluar përhapjen e zjarrit në një banesë, ku flakët kishin mbërritur deri në oborr.
Ndërkohë, vijon puna e forcave zjarrfikëse për lokalizimin dhe shuarjen e flakëve, ndërsa situata po monitorohet për të shmangur përhapjen e zjarrit drejt banesave të tjera.
Dyshohet se zjarri është vendosur qëllimisht nga banorë të zonës, të cilët përdorin djegien si praktikë për pastrimin e tokave bujqësore nga shkurret dhe ferrat.
and then