Aksident në Vlorë, përplasen dy automjete, përfundon në spital një prej pasagjerëve

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Vlorë.

Dy automjete janë përplasur ndërsa një prej pasagjerëve ka përfunduar në spital.

Vlorë/Informacion paraprak

Rreth orës 07:30, në rrugën “Damian Humariti”, në vendin e quajtur “Tregu i Frutave”, janë përplasur dy automjete, me drejtues shtetasit D. D., 30 vjeç dhe E. O., 51 vjeç.

Në automjetin me drejtues shtetasin D. D. ndodheshin 5 pasagjerë, një prej të cilëve është transportuar në spital dhe, pasi ka marrë ndihmë mjekësore, është larguar.

Dy drejtuesit e automjeteve janë shoqëruar në Komisariat, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor po kryen veprimet për dokumentimin dhe sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.



“Arena e Lajmit”

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×