
Dinamo ka triumfuar me përmbysje ndaj Egnatias, me rezultatin 2-1, në sfidën që mbylli javën e tetë të kampionatit “Abissnet Superiore”.
Takimi i zhvilluar në “Elbasan Arena” nisi në mënyrën më të mirë për rrogozhinasit, të cilët kaluan në avantazh që në minutën e dytë, me anë të Kryeziut. Egnatia gjeti sërish rrugën e rrjetës me Montenegron, por goli u anulua, duke i mohuar miqve mundësinë për të dyfishuar shifrat.
Në një pjesë të parë me ritëm të lartë dhe raste të shumta shënimi, Dinamo reagoi në mënyrën më të mirë. Blutë përmbysën rezultatin brenda vetëm pesë minutash. Fillimisht ishte Vila që riktheu baraspeshën, përpara se Qefalija të shënonte golin e dytë, duke i dhënë avantazhin skuadrës kryeqytetase.
Në pjesën e dytë, Egnatia u përpoq të reagonte, duke shtuar presionin dhe volumin e lojës, por pavarësisht ndryshimeve dhe përpjekjeve për të rikthyer baraspeshën, rezultati mbeti i pandryshuar deri në vërshëllimën përfundimtare.
Me këtë fitore të rëndësishme, Dinamo shkon në kuotën e 15 pikëve dhe ngjitet në vendin e tretë të renditjes. Nga ana tjetër, Egnatia humbet mundësinë për të marrë kreun e kampionatit dhe mbetet në vendin e dytë me 18 pikë.
and then