7 orë seancë maratonë në Gjykatën e Fierit, lihet në burg drejtori i spitalit Arben Voja dhe dy të tjerë

Pas rreth 7 orësh seancë maratonë në Gjykatën e Fierit, trupi gjykues, i përbërë nga gjyqtari Noel Veizi dhe prokurori Leonard Suçi, ka vendosur vijimin e masës së sigurisë “Arrest me burg” për drejtorin e Spitalit të Fierit, Arben Voja, si dhe për Dilaver Shytin dhe Anila Haxhiun.

Ndërkohë, gjykata ka ndryshuar masën e sigurisë për Fjorelo Biden. Ndaj tij janë caktuar tri masa me karakter ndalues.

Vendimi është marrë pas një seance të gjatë në Gjykatën e Fierit, ku është shqyrtuar kërkesa për masat e sigurisë ndaj personave të përfshirë në këtë çështje.



“Arena e Lajmit”

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×