Në kërkim nga Polonia për mashtrim, kapet në Rinas 43-vjeçari, pritet ekstradimi

Një 43-vjeçar i shpallur në kërkim nga autoritetet polake është arrestuar në afërsi të Rinasit. Bëhet fjalë për shtetasin me inicialet P. W., i cili kërkohej për veprën penale “Mashtrimi”.

Arrestimi u krye nga shërbimet operacionale të FAST Albania, në Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale, në kuadër të operacionit policor të koduar “Fast”.

Pas lokalizimit, 43-vjeçari u kap dhe u arrestua provizorisht, ndërsa Interpol Tirana po bashkëpunon me Interpol Varshavën për të përfunduar procedurat e ekstradimit të tij drejt Polonisë.



“Arena e Lajmit”

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×