
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Lezhë për abuzim seksual me një shtetase të mitur
Shërbimet e Policisë, kanë kryer verifikimet dhe veprimet e nevojshme hetimore dhe procedurale për dokumentimin ligjor të rastit dhe vënien e autorëve përpara përgjegjësisë penale.
Në vijim të këtyre veprimeve, shërbimet e Policisë kanë komunikuar me familjarët e shtetases së mitur, njëri prej të cilëve, shtetasi A. K., është paraqitur dje, në Komisariatin e Policisë Lezhë, dhe ka bërë kallëzim për rastin.
Në përfundim të veprimeve të kryera nga specialistët për Hetimin e Trafiqeve të DVP Lezhë, në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lezhë, në drejtimin e Prokurorisë së Lezhës, u ndaluan shtetasit:
-E. K., 32 vjeç, për veprën penale “Marrëdhënia seksuale ose homoseksuale me dhunë me të mitur të moshës 14-18 vjeç”;
-A. Gj., 46 vjeçe, për veprat penale “Trafikimi i të miturve” dhe “Moskallëzimi i krimit”.
Shtetasi E. K. dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me shtetasen e mitur 15 vjeçe, e cila dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor, ndërsa shtetasja A. Gj. dyshohet se ka ndërmjetësuar takimin e të miturës me shtetasin E. K.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprimeve të mëtejshme.
and then