
Harry Kane shijon momentin e tij të artë në karrierë, por “bomberi” anglez nuk dëshiron të ndalet. Në moshën 33-vjeçare, fituesi i “Topit të Artë” në fuqi sheh përpara duke vendosur objektiva të rinj. Kapiteni i “Tre Luanëve” e pranon se ky trofe i ka ndryshuar totalisht perceptimin rreth mënyrës se si e sheh tani futbollin:
“Të fitoja Topin e Artë në qytetin tim të lindjes ishte diçka speciale. Të shoh emrin tim të gdhendur përkrah legjendave si Ronaldo, Messi, Gert Muller, Ronaldo Fenomeni, është një krenari e madhe. Unë ndjej se jam në maksimumin e formën time. Frymëzohem nga Karim Benzema. E kam admiruar gjithmonë mënyrën se si ai zbriste poshtë, duke luajtur si një numër 10 dhe më pas të futej në zonë”, u shpreh Harry Kane për “Footmecato”, duke zbuluar më pas objektivat e tij të radhës:
“Do të më pëlqente të fitorja edhe një herë tjetër Topin e Artë, por e di që ka edhe shumë lojtarë të tjerë të mëdhenj që e synojnë këtë trofe. Dua të fitoj Champions League me Bayern Munich dhe një trofe me Anglinë, në të dy rastet duhet të përmirësojmë ato detaje që në fund të dërgojnë te triumfi”, theksoi Kane.
Në fund, “bomberi” i Bayern Munich bëri dhe një koment në lidhje me shokun e tij, Michael Olise: “Ka cilësi të jashtëzakonshme, këtë e shohim çdo ditë edhe në stërvitje. Ai i ka të gjithë cilësitë për të sjell në Mynih trofeun e Topit të Artë”, u shpreh Kane në intervistën e tij për “Footmercato”.
and then