110 vjetori i shoqatës Pan-Shqiptare “VATRA’, Meta nga New York: Zoti e bekoftë miqësinë shqiptaro-amerikane dhe kombin tonë!

287773293 570527774442462 3106969520157363823 N

Kreu i shtetit, Ilir Meta ka marrë pjesë në New York me rastin e 110 vjetorit të shoqatës Pan-Shqiptare “VATRA’.

Në një postim të bërë në Facebook,  Meta shpreh mirënjohjen  për përpjekjet e vatranëve për të shpëtuar kombin shqiptar, mbrojtur dhe promovuar identitetin  kombëtar, europian, mundësuar pavarësinë e Shqipërisë dhe të Kosovës. Ndërsa ka shtuar se me përpjekjet e tyre kanë ndikuar në procesit integruese të vendit.

Postimi i plotë:

Në këtë ditë të bekuar të 110-vjetorit të Federatës Pan-Shqiptare “Vatra”, që përkon me Ditën e Çlirimit të Kosovës, jam shumë i lumtur të marr pjesë në Neë York në Konferencën Shkencore Ndërkombëtare “VATRA – 110 vjet në shërbim të Atdheut dhe kombit shqiptar”.

Mirënjohje përpjekjeve shekullore të vatranëve për të shpëtuar kombin shqiptar, mbrojtur dhe promovuar identitetin tonë kombëtar europian, mundësuar pavarësinë e Shqipërisë dhe të Kosovës, si dhe përshpejtuar proceset tona demokratizuese dhe integruese.

Të gjithë së bashku të shumëfishojmë përpjekjet për të përshpejtuar zhvillimin e qëndrueshëm të Shqipërisë dhe Kosovës, nxitur investimet e huaja, dekurajuar fenomenin tragjik të shpopullimit të trojeve shqiptare dhe forcuar marrëdhëniet e shkëlqyera dhe partneritetin strategjik me SHBA.

Zoti e bekoftë miqësinë shqiptaro-amerikane dhe kombin tonë!

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×