E mashtroi dhe i mori para, e reja nga Durrësi denoncon 36-vjeçarin nga Kosova, policia e shpall në kërkim

Policia

Specialistët për Hetimin e Krimit të Komisariatit të Policisë Durrës referuan materialet në Prokurori, si dhe po punohet për kapjen e shtetasit G. G., 36 vjeç, banues në Kosovë, pasi kallëzon shtetasja N. M., 32 vjeçe, banuese në lagjen nr. 1, Durrës, se me anë të mashtrimit, 36-vjeçari i ka marrë një shumë të konsiderueshme parash.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin J. G., 32 vjeç, banues në Durrës, pasi është kapur nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.

Më datë 06.07.2022, në Komisariatin e Policisë Durrës, kallëzon shtetasja Y. M., 45 vjeçe, se vajza e saj, shtetasja M. M., 21 vjeç, është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer më. Vijon puna nga ana e strukturave të Policisë, për gjetjen e saj.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×