VIDEO/ Kaçe shënon gol fantastik nga goditja e dënimit, Veria drejt Superligës greke

Ergys Kaçe ka gjetur rrugën e rrjetës me fanellën e Verias, në sfidën ndaj Kavalës, që përfundoi me rezultatin 2-1, në favor të skuadrës së shqiptarit.

Kace

Në minutën e 29-të, mesfushori korçar, rrëmbeu skenën, ku me një gjuajtje të kalibruar nga goditja e dënimit, e dërgoi topin në rrjetë. Ky ishte goli i dytë në kampionat me fanellën e Verias për Kaçen, që iu bashkua ekipit grek, nga radhët e Partizanit, në merkaton e janarit.

28-vjeçari nuk arriti të linte gjurmë në futbollin shqiptar, teksa kërkon të rikthehet më i fortë se kurrë, nëpërmjet kësaj aventurës me Verian, që sezonin e ardhshëm mund të militojë në Superligën greke. Skuadra e Kaçes, e mbylli kampionatin në vendin e parë në grup me 75 pikë në 32 ndeshje, 8 më shumë se AEL Larisa e vendit të dytë. Tani ajo do të luajë një finale me Levadiakos që fitoi grupin tjetër. Fituesi shkon direkt në Superligë, ndërsa humbësi ka edhe një mundësi tjetër, ndaj skluadrës së parafundit të Superligës.

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×