Vllaznia arriti objektivin e sezonit, përcaktohen të gjitha skuadrat shqiptare në Europë dhe turi nga e nisin

Me fitimin e Kupës së Shqipërisë, Vllaznia bëhet ekipi i fundit shqiptar që kompleton skuadrat që do të shkojnë në Europë sezonin e ardhshëm.

tirana partizani laci vllaznia

Tirana, si kampione e Shqipërisë, do të shkojë në fazën kualifikuese të Ligës së Kampionëve, ku do ta nisë nga turi i parë.

Vllaznia, si kampione e Kupës së Shqipërisë do të shkojë në fazën kualifikuese të Ligës së Konferencës, e cila do ta startojë nga turi i dytë dhe kjo gjë ndodh vetëm për shkak të përjashtimit të skuadrave ruse për këtë edicion.

Për sa i përket Laçit dhe Partizanit, edhe ato do të luajnë në fazën kualifikuese të Ligës së Konferencës, por do ta nisin rrugëtimin e tyre nga turi i parë eliminator.

Arena e Lajmit


Loading…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×