Tirana ka mësuar kundërshtarin e saj që do të përballet në turin e parë eliminator të Champions-it.
Kampionët e Shqipërisë kanë “peshkuar” Dudelanzhin, skuadër që militon në elitën e futbollit në Luksemburg.
Një short i favorshëm për bardheblutë duke parë emrat e mëdhenj si Ferencvarosh, Ludogorets apo edhe Maribori.
Skuadra e njohur luksemburgase është krijuar në vitin 1991 teksa numëron 16 kampionate të fituara, 8 Kupa të Luksemburgut dhe 2 Kupa të Ligës.
Dudelanzh është e njohur në arenën ndërkombëtare teksa vitet e fundit ka marrë pjesë edhe në grupet e Europa Ligës në sezonin 2018/2019 me Milanin, Olimpiakos dhe Betis në grupin F.
Gjithashtu ata janë përballur edhe me Dritën në turin e dytë të Europa Ligës.
Në sezonin pasardhës në Europa Ligë janë përballur ndaj Shkëndijës së Tetovës duke i eliminuar.
Sezonin që përfundoi, Dudelanzh e mbylli kampionatin si kampion i Luksemburgut duke grumbulluar 67 pikë, ku në 30 ndeshje të zhvilluara koleksionoi 21 fitore, 4 barazime dhe 5 humbje me një golavarazh 78/27.
– Arena e Lajmit
LEXO EDHE:
Shorti i Ligës së Kampioneve, skuadrat shqiptare me fat. Tirana eviton superfuqitë, buzëqeshin edhe Ballkani me Shkupin (VIDEO)

Loading…