Tashmë është zyrtare, Bruno Telushi është rikthyer te Partizani.
Mesfushori vlonjat rikthehet pas dy vitesh të veshë fanellën e “demave” pas eksperiencave që kishte me Kukësin, Neftci Bakunë në Azerbajxhan dhe me Egnatian në Kategorinë Superiore.
Këtë lajm e ka bërë zyrtare vetë klubi i Partizanit ka njoftuar me anë të një komunikate në profilin e saj të rrjetit social “Facebook”.
Telushi me Partizanin është shpallur kampion i Shqipërisë në sezonin 2018/2019.
Bekim Rexhepi është pranë firmës me Partizanin.
Sipas asaj që raportojnë mediat maqedonase është se ish-gardiani i Skënderbeut pritet të bëhet i kuq në orët në vijim për të zëvendësuar Alban Hoxhën, i cili është drejt “divorcit” me Partizanin.
KOMUNIKATA ZYRTARE E PARTIZANIT –
“𝐙𝐘𝐑𝐓𝐀𝐑𝐄 🤝
𝐁𝐑𝐔𝐍𝐎 𝐓𝐄𝐋𝐔𝐒𝐇𝐈 𝐑𝐈𝐊𝐓𝐇𝐄𝐇𝐄𝐓 𝐍𝐄̈ 𝐅𝐀𝐌𝐈𝐋𝐉𝐄𝐍 𝐄 𝐊𝐔𝐐𝐄
✍️FK Partizani me kënaqësi njofton rikthimin e Bruno Telushit në familjen e kuqe. Drejtuesit dhe mesfushori i njohur kanë mbyllur pozitivisht marrëveshjen mes tyre dhe nga sot Telushi do të jetë pjesë e skuadrës së kuqe, me të cilën u shpall Kampion i Shqipërisë në sezonin 2018 – 2019. #MirëseriktheheshnëfamiljenekuqeBrunoTelushi”
– Arena e Lajmit

Loading…