I kërkuan distancim nga Basha, ja përgjigjja e Enkelejd Alibeaj në takimin me deputetët e PD

Alibeaj

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike Enkelejd Alibeaj, i është përgjigjur kërkesës së deputetëve të PD, të cilët i kanë kërkuar distancimin nga ish-kryetari Lulzim Basha.

Sipas raportimit të gazetarit Osman Stafa për BalkanWeb, në mbledhjen e djeshme mes disa prej deputetëve demokratë, Alibeaj ka deklaruar se nuk do ti kthejë kurrizin Bashës, dhe ka shtuar se ky i fundit nuk ka impakt në grupin e PD.

“Unë jam rritur i persekutuar dhe e di çfarë do të thotë ti kthesh kurrizin tjetrit. Unë nuk i kthej kurrizin Lulzim Bashës. Ne kemi bërë opozitë. Lulzim Basha nuk ka efekt dhe impakt tek grupi ynë. Ai ka dhënë dorëheqjen”, është shprehur Alibeaj.

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×