Përfshihet nga flakët makina në ecje në aksin nacional Delvinë-Kardhiq, shpëton shoferi

Foto ilustruese

Përfshihet nga flakët makina në aksin nacional Delvinë-Kardhiq.

Ngjarja ndodhi rreth orës 15:50. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se në ecje e sipër ka marrë flakë dhe është djegur pjesërisht automjeti tip “Ford”, i cili drejtohej nga shtetasi O. H., 34 vjeç, banues në Tiranë.
Nuk ka dëme në njerëz.

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se zjarri është shkaktuar aksidentalisht.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për sqarimin e rrethanave të situatës.

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×