Autoriteti i Dosjeve/ “Kanë funksionuar si grup i strukturuar kriminal”, Meta: Nuk ka ekzistuar asnjë dosje për mua, kot bëhen qesharakë

55555555

Kryetari i Partisë së Lirisë ilir Meta, në një konferencë për shtyp u shpreh se për të nuk ka ekzuistuar kurrë asnjë dosje, sa i përket rastit të Autoriteti të Dosjeve dhe bashkëpunëtorit të Sigurimit, shtetasit me inicialet I.M

“Emrat i ka nxjerrë autoriteti i dosjeve për manipulim dhe qëllime shantazhi, sepse kanë qenë materiale që duhet të ishin të klasifikuara.

Jam njohur plotësisht me dosjen e përndjekjes së F.T. nga Sigurimi, nuk ka ekzistuar asnjë dosje për mua dhe kot bëhen qesharakë kur duhet të merren me inceneratorë, dhe merren nëse kam ndryshuar apo jo gjeneralitetet.

Është e qartë siç është edhe qytetari F.T., për falsifikimet në dosjet e tij, për të cilat ka marrë edhe rrugën ligjore, është çështje me të cilën do të njiheni edhe ju kur të bëhet kallëzimi penal siç kanë funksionuar ata si grup i strukturuar kriminal, për të përfshirë pres e republikës.

E di se përse e ka bërë dhe ju e dini për shkak të veprimeve plot integritet të presidentit dhe mbrojtjes së interesave të kombit tonë.

Këto përralla e lojëra nuk me Metën e jo më ti funksionojnë këtij që më nxjerr tao taon e larva, bashkëpunëtori mund të dalë edhe tao tao, në shërbim të atij që i ofron një tender. Absolutisht ky rast i Autoriteti do të jetë një rast ekzemplar edhe në Europë se si keqpërdoret në mënyrë kriminale një autoritet që duhet të jetë shembull për respektimin e ligjit.

Rama nuk e blen opozitën e nuk e trukon dot më ndeshjen që më parë”, tha Meta.

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×