Probleme me objektivat e deklaruar, drejtuesit e “Djallit” përgatisin ofertat për dy përforcime

Shifra të larta dhe komisione të frikshme. Sikur të mos mjaftonte çështja e rinovimit të kontratës, Paolo Maldini po vuan pasojat e mungesës së miratimit të buxhetit të merkatos nga fondi “RedCorp”.

Milani festa

Sançes dhe Botman nuk pritën më, teksa edhe De Ketelere rrezikon të humbasë durimin duke pritur që kampionët e Italisë t’i formulojnë ofertën Bryzhit. Duke parë vështirësitë në disa tavolina, Milani mund të gjejë zgjidhjen e problemeve ofensive me Xhakomo Raspadorin.

I përfolur për një kalim te Juvja e tek Interi, lojtari nuk ka ende një akord me askënd. Sasuolo nuk e lëshon pa 30 milionë euro, por duke parë moshën e re dhe kombësinë (i dobishëm për listën Champions), Raspadori mund të ishte zgjidhja e duhur pasi mund të bëjë fantazistin, por edhe sulmuesin.

raspadori

NË MESFUSHË – Përveç fazës ofensive, kuqezinjtë shohin të nevojshëm edhe një intervenim në mesfushë pas dështimit të firmës me Renato Sançesin. Duglas Luiz është një nga lojtarët në listën e dëshirave të Paolo Maldinit.

Braziliani i Aston Vilës vlerësohet 35 milionë euro dhe anglezët nuk planifikojnë asnjë ulje pavarësisht se kontrata i skadon në qershor të vitit të ardhshëm.

Rrjeti “Sky” bën të ditur se një përfaqësues kuqezi e ka takuar menaxherin e mesfushorit, por deri më tani nuk ka bisedime mes klubeve për një ofertë të mundshme.

Duglas Luiz është një shkatërrues i mirëfilltë, por përvoja angleze e ka mësuar të ndërtojë edhe lojë. 34 prezenca për të në kampionatin e fundit me Aston Vilën duke kontribuar me 2 gola dhe 3 asiste. Ai do të ishte zëvendësuesi direkt i Kesit që më 1 korrik duhet të prezantohet zyrtarisht si lojtari më i ri i Barcelonës.

Douglas-Luiz

Arena e Lajmit


Loading…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×