“Vend ku numërohet kafshata, do përgjysmojmë taksën e naftës”, Berisha: Me 760 mln eurot e kompanive nga Bangladeshi ndërton 3 TEC-e

Berisha

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha deklaroi në një bisedë me qytetarët në Shijak se Rama me 760 mln eurot që ka shpenzuar për të sjellë në Vlorë 2 gjeneratorë gjigandë nga një kompani bangladeshase, mund të ndërtoheshin 3 termocentrale në qytet.

Berisha tha po ashtu se “arsimi është në gjendje të mjerueshme dhe se nxënësve në Kamëz i duhet të zhvillojnë mësimin me 3 turne si në vitin 2005 pasi shkollat u shembën nga babëzia dhe korrupsioni dhe nuk u ndërtuan, pasi kërkohet si të vidhet më shumë”.

“Kemi një rrënim të vërtetë të sistemit arsimor. 220 mijë nxënës më pak ishin këtë vit në shkolla, por 51 mijë nxënës e filluan shkollën me klasa kolektive. Fëmija 7-vjeçar me 12 dhe 10-vjeçarin në një klasë. Në 2005 kur erdhëm e gjetëm Kamzën me 3 turne, Kamza sot u rikthye sërish me 3 turne. Kjo ndodh sepse shkollat u shembën nga babëzia dhe korrupsioni dhe nuk u ndërtuan. Nuk janë ndërtuar sepse kërkohet si e si të vidhet më shumë. Në 8 vite as indeksimi i rrogave për mësuesit nuk është bërë, U pushtua arsimi nga patronazhistët teksa u asgjesua meritokracia. Këto do marrin fund. Ne do jemi për arsimin masiv, nuk po shpikim gjë, e gjithë bota e lirë është për arsim masiv. Një student në Shqipëri paguan 3 herë më shumë se studentët në Gjermani dhe Austri.

Padiskutim që do vendosim minimumin jetik. Një vend ku numërohet kafshata nuk mund të jetë kurrë vend i lirë. Pas minimumit jetik do ndërhyjmë fuqishëm në energji. Do përgjysmohet taksa e naftës, do subvencionohet transporti publik, do ketë ulje drastike të çmimit të energjisë elektrike. Ku e bazojmë? Energjia në vend prodhohet me kosto 0.9 lekë kilovati del me fitim. Janë lëshuar si lukuni e papaërmbajtur për vjedhje në energji. Gënjehen qytetarët nga mengjesi në darkë. Vitin e kaluar janë prodhuar 9 teravat energji, 7.2 është nevoja e gjithë vendit.

Tani ai kamarrë patentën dhe ka sjellë 2 gjeneratorë gjigandë në Vlorë, 760 mln euro fatura 2-vjeçare e tyre. Me aq ndërtohen 3 TEC-e me gaz në Vlorë. Aty është gazi, në Seman. Por kompanitë nuk të paguajnë ashtu, ndërsa këto shkon e i merr nga Bangaladeshi dhe i instalon aty”, tha ai.

 

 

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×