Produktet shqiptare, Gjiknuri takim me Unionin Kombëtar të Kooperativave Bujqësore të Greqisë

Whatsapp Image 2022 04 26 At 3.28.16 Pm

Fermerët shqiptarë dhe ata grekë do të krijojnë ura të reja bashkëpunimin jo vetëm për kultivimin e prodhimeve sipas standardeve europiane, por dhe për gjetjen e tregjeve të përbashkëta për shitjen e tyre. Sekretari i Përgjithshëm i PS, Damian Gjiknuri njëherësh dhe drejtues politik i qarkut bashkë me kryetarët e Bashkive të Qarkut Elbasan u takua me zv.presidentin e Unionit Kombëtar të Kooperativave Bujqësore të Greqisë, z. Janakaqis Kristos.

“Bashkë me kryetarët e Bashkive të Qarkut Elbasan zhvilluam një takim tepër të frytshëm me zv.presidentin e Unionit Kombëtar të Kooperativave Bujqësore të Greqisë, z. Janakaqis Kristos. Në fokus të takimit ishte krijimi i një bashkëpunimi të ngushtë dhe ofrimi i eksperiencës për fermerët shqiptarë për implementimin e modelit të Kooperativave Bujqësore të Greqisë në vendin tonë për kultivimin e prodhimeve me standarde europiane dhe krijimin e tregjeve të përbashkëta. Ramë dakord për ngritjen e një grupi që do marrë eksperiencat e nevojshme në Greqi për t’i implementuar më pas ato në vendin tonë”, shkruan Gjiknuri.

Një tjetër pikë e rëndësishme e diskutimit ishte edhe statusi i punonjësve sezonal që punojnë në shtetin fqinj dhe mbështetja me programe në bujqësi. “Bashkëpunimi në këtë drejtim, përveçse i shërben fermerëve shqiptarë, i paraprin implementimit të programeve të përbashkëta mes Shqipërisë dhe Greqisë në të ardhmen e afërt kur edhe vendi ynë të jetë pjesë e familjes europiane”, -nënvizon Gjiknuri në postimin e tij në rrjete sociale.

Produktet shqiptare, Gjiknuri takim me Unionin Kombëtar të Kooperativave Bujqësore të Greqisë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook