Istanbulspori i shqiptarëve, fitoi 1-2 me përmbysje ndaj Ejusporit, duke siguruar garimin në duelet “play-off” për ngjitjen në elite, teksa është pozicionuar në vendin e tretë. Protagonist në duelin e sotëm ishte ishi i Kukësit, Valon Ethemi.
Futbollistët e tjerë shqiptarë, Eduard Rroca dhe Jetmir Topalli e nisën si titullarë ndeshjen për Istanbulsporin, ndërsa Kristal Abazaj e ndoqi gjithë sfidën nga pankina.
Vlen të theksohet se të 3 golat ishin ruajtur për në minutat e fundit. Vendasit e Ejusporit, kaluan në avantazh në minutën e 81-të, por Istanbulspori përmbysi gjithçka, edhe pse me dhjetë lojtarë.
Ologo Inainfe barazoi shifrat në minutën e 88-të, Istanbulspori mbeti me një lojtar më pak pas daljes me të kuq të Muammer Sarikaya në minutën 90+2’, ndërsa goli i fitores erdhi në minutën e 90+8’.
Pas një kundërsulmi të shpejtë, Ethemi iu shkëput mbrojtjes kundërshtare dhe në fund u tregua altruist, duke dhuruar asistin numër 8 në kampionat, që u kthye në gol nga Mehmet Jesil.
Arena e Lajmit
