Derbi i kryeqytetit, Partizani-Tirana do të zhvillohet mbrëmjen e së shtunës në orën 19:45, në stadiumin “Elbasan Arena”, për shkak se në “Selman Stërmasi” sipas klubit të kuq terreni i fushës nuk ka qenë në nivelet e duhura.
Së fundmi ka reaguar me një postim tifogrupi i Partizanit, “Ultras Guerrils” në profilin e tyre të rrjetit social “Facebook” duke ironizuar drejtuesit si një repart të specialistëve të barit duke e spostuar ndeshjen derbi nga kryeqyteti në Elbasan.
POSTIMI I “ULTRAS GUERRILS” –
“Reparti i specialistëve të barit në klubin Partizani, paska vendosur të çojë derbin në Elbasan, me pretendimin se nuk bën bari në Tiranë. Së paku kështu njoftohet nga gazeta më e madhe ne vend.
A ka mundësi që klubi Partizani të bëjë transparencë dhe të lajmërojë në mënyrë zyrtare se ku do të zhvillohet derbi?”
– Arena e Lajmit
LEXO EDHE:
ZYRTARE/ Vendoset gjithçka! Derbi i kryeqytetit, Partizani-Tirana do të luhet në…
