Sulmi në uzinën e armëve, Meta: Ftoj kryeministrin të reagojë dhe të ndalojë hyrjen e rusëve e bjellorusëve në vend!

22222222222

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta, në një komunikim për mediat u shpreh se kryeministri Edi Rama duhet të reagojë lidhur me kërkesën e bërë për ndalimin e hyrjeve të shtetasve rusë dhe atyre bjellorusë derisa të ketë një qartësim të plotë të situatës. Ai gjithashtu theksoi se ajo çfarë mbetet e rëndësishme është që popullit shqiptar t’i kthehet pushteti dhe kjo sipas tij arrihet nëpërmjet referendumit.

“Nuk jemi këtu thjesht për të rrëzuar Edi Ramën sepse Edi Rama ka rënë. Unë e shikoj të rënë shumë rëndë, problem është që bashkë me rënien e Edi Ramës dhe për të gjithë këto veprime kriminale dhe këtë shpopullim që i ka bërë Shqipërisë dhe zëvendësimi me Bangladeshas qëllimi është t’i kthejmë fuqinë popullit shqiptar nuk është thjesht ndërrimi i një kryeministri, por t’ja kthejmë fuqinë popullit. Unë i kam bërë të gjitha denoncimet edhe kur kam qenë president, edhe ish-LSI ka bërë denoncimet e saj, ato vazhdojnë dhe do të vazhdojnë çdo ditë. Ka shumë afera të tjera. Është e pashmangshme dhe drejtësia do të funksionojë. Një popull që vendos drejtësi lartëson veten e tij dhe fiton edhe respektin e të gjithë botës”, tha Meta.

Sulmi në uzinën e armëve?

Meta: Nga përvoja ime si ish-president çështja të Këshillit të Sigurimit nuk më ka funksionuar. Pas një mbledhje që kam bërë, ju e dini që pati vjedhje në mes të ditës. Por megjithatë kjo nuk është çështja ime, por problem është që ushtria jonë është në gjendje të rëndë dhe këtë e kam të provuar dhe faktuar. Ushtria ende e ka të vështirë të thotë se cilat janë pronat dhe kapacitetet e saj. Unë kam denoncuar edhe në SPAK. Ushtria jonë është në gjendje problematike sa i takon bazës ajrore…Në situatën e zjarreve ju e patë, kishim sërish ushtarë me lopata dhe fshesa. Ju kujtoj që niveli i arsimit ka rënë gjithnjë e më shumë. Ne sërish jemi krenar që jemi anëtar të NATO, përshëndesim edhe dy avionet B-52. Tani nga këto raste në uzinën e armëve duhet të reflektojmë dhe po ashtu me këtë rast ftojmë kryeministrin të reagojë për kërkesën për të ndaluar hyrjen e qytetarëve shtetasve rusë apo bjellorusë të aleatëve të tyre të paktën për aq kohë sa të ketë një zgjidhje.”, tha Meta.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×