Nuk ndryshon asgjë për Enur Totren, ylli i Tiranës në dilemë për klubin e ri europian

Totre nuk di ende asgjë zyrtare për të ardhmen. Edhe pse është folur për një largim, nga ana e klubit nuk ka asgjë zyrtare. Gjërat kanë mbetur në “status quo”, por në ditët në vazhdim pritet të ketë lëvizje.

totre

Jozyrtarisht, konfirmohet që Enur Totre mund të largohet nga Tirana. Dy janë destinacionet e mundshme: Bjellorusia dhe Ukraina. Gjithsesi, burime të “Panorama Sport” konfirmojnë se ai do të shkojë në Ukrainë. Pranë tij ishte edhe klubi i Shakhtar Soligorskut, por ai ka preferuar ofertën ukrainase, pavarësisht situatës që po përjetohet në këtë vend për shkak të pushtimit rus.

Për sa i përket futbollit, Poltava luan në Europë në turin e dytë të Konferencë Ligës kundër AIK-ut, ndërsa në 20 gusht pritet që në këtë vend të nisë futbolli. Mesfushori nga Maqedonia e Veriut ishte një nga elementët kyç të Tiranës që u shpall kampione në edicionin e kaluar dhe ka tërhequr vëmendjen e shumë klubeve. Në fund, ka qenë Vorskla Poltava që ka bërë ofertën e duhur për bardheblutë me 250 mijë euro që do të kalojnë në arkat e këtij klubi si pagesë fikse dhe me bonuse të tjera në varësi të arritjeve. Vetë Totre do të firmosë për tri vite për skuadrën ukrainase, teksa do të përfitojë një rrogë prej rreth 200 mijë eurosh në sezon.

Për Enur Totren ky ishte sezoni i parë te Tirana. Vlera e tij në “Transfermarkt” aktualisht është 425 mijë euro. Mesfushori ka luajtur 38 ndeshje, ka shënuar 5 gola, ka dhënë 6 asiste dhe është aktivizuar 3124 minuta. Te Poltava më parë kanë luajtur edhe lojtarë të tjerë shqiptarë, si Armend dhe Ardin Dallku, Ahmed Januzi, Debatik Curri e të tjerë.


Loading…

Nuk ndryshon asgjë për Enur Totren, ylli i Tiranës në dilemë për klubin e ri europian

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook