VIDEO/ Të gjithë sytë tek Oriola Marashi, ish e dashura e Grezdës mahnit me paraqitjen e saj në tapetin e kuq të “Amfar”

 Ky vit padyshim është i Oriola Marashit. Supermodelja shqiptare, i cili disa muaj më parë kishte një lidhje me Eros Grezdën, po shënon një sukses të madh në fushën e modelingut.

Ajo prej vitesh është bërë imazh i ‘Guess’, ndërkohë që ka bërë arritje të madhe edhe jashtë trojeve shqiptare.

Së fundmi bukuroshja ka bërë daljen e saj në tapetin e kuq të ‘Amfar’ ku ka qenë e ftuar dhe ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve me paraqitjen e saj.

Oriola publikoi në Instagram një video teksa shfaqet e veshur me një fustan të mrekullueshëm, ngjyrë gri i shndërritshëm ku nxirrte në pah format e saj perfekte trupore duke rrëmbyer vëmendjen e të gjithë fotografëve në tapetin e kuq.

Rikujtojmë se së fundmi imazhi i Oriolës është shfaqur në një billboard në Venecia.

Kjo ngjarje shkaktoi një emocion të madh tek modelja e cila në një jaht, ka pozuar me imazhin e saj në sfond.

“12 orë në Venecia. O Zoti im, nuk mund ta përshkruaj ndjenjën që kam kur shoh veten në këto billborde të mëdha. Gjithçka që më duhet të them është se puna e vështirë shpërblehet, por duhet të jesh shumë me fat për të kapur momentin”, u shpreh Marashi.

“Jam shumë e lumtur që pata mundësinë të provoj veten se gjithçka është e mundur kur e ëndërron! Faleminderit Zot, faleminderit”,– përfundoi modelja.

 


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×