“Korrupsioni, armiku kryesor i mirëqenies së shqiptarëve”, Meta për raportin e BERZH: Do t’i shkojmë deri në fund luftës kundër tij

Ilir Meta 2

Kryetari i partisë së Lirisë Ilir Meta ka deklaruar se raporti i fundit i Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim konfirmon se korrupsioni është armiku kryesor i mirëqenies së shqiptarëve.

Në një postim në Facebook, Meta tha se sipas BERZH kjo është arsyeja themelore se përse cilësia e qeverisjes në Shqipëri ka pësuar rënie.

Postimi i plotë:

Raporti i fundit i “Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim” konfirmon se korrupsioni është armiku kryesor i mirëqenies së shqiptarëve.

Është kjo arsyeja themelore sipas BERZH pse cilësia e qeverisjes në Shqipëri ka pësuar rënie dhe përkeqësim të ndjeshëm nga 5.26 pikë që ishte në vitin 2016, në 4.62 pikë në vitin 2022.

“Rezultatet e qeverisjes janë përkeqësuar ndjeshëm në një numër sferash të ekonomisë gjatë gjashtë viteve të fundit, duke reflektuar kryesisht rritje të informalitetit dhe korrupsionit të perceptuar siç shihet, për shembull, në Shqipëri. Disa sfera të ekonomisë kanë parë gjithashtu përkeqësime në pavarësinë e gjyqësorit, transparencën buxhetore dhe zbatimin e kontratave”, – argumenton BERZH.

Raporti i Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim jep gjithashtu alarmin për rreziqet fiskale që vijnë nga PPP-të, duke theksuar gjithashtu zhgënjimin me ecurinë e ngadaltë të reformës në drejtësi.

Vetëm lufta kundër korrupsionit dhe kapjes së shtetit parandalon falimentimin e Shqipërisë!
Kjo është një betejë patriotike dhe mision kombëtar pa kthim, të cilit do t’i shkojmë deri në fund!

 

Arena e Lajmit

“Korrupsioni, armiku kryesor i mirëqenies së shqiptarëve”, Meta për raportin e BERZH: Do t’i shkojmë deri në fund luftës kundër tij

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook