VIDEO/ 3 pikë në shtëpi, Atletico rikthehet te fitorja në kampionat, thyen Betis-in

Atletico Madrid rikthehet te fitorja në kampionat, teksa mposhti 2-1 Betis në shtëpi. Mysafirët ishin vërtetë të pafat në minutën e  tetë, pas një autogoli të Silvas. Los Colchoneros mund të dyfishonin shifrat në minutën e 28-të, nëse Morata do tregohej i saktë nga pika e bardhë e penalltisë.

Gjithsesi, sulmuesi spanjoll shleu gabimin në të 44-tën, duke dërguar llogaritë në 2-0. Në pjesën e dytë, djemtë e Pellegrinit u futën në lojë me golin e Carvalhos, por pa mundur dot të dalin me pikë nga ky takim. Atletico renditet në vendin e katërt me 55 pikë dhe sheh tashmë nga Champions. Betis i vendit të gjashtë kërkon një vend që të dërgon në Europë.

(VIDEO)

(J.S/)

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×