Presidenti Begaj mesazh me rastin e përfundimit të muajit të shenjtë të agjërimit: Zoti ju bekoftë dhe ju udhëzoftë në rrugën e drejtë

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj uroi besimtarët myslimanë me rastin e përfundimit të muajit të shenjtë të agjërimit.

“Bajram të bekuar për të gjithë myslimanët, ata që agjëruan dhe ata që nuk mundën, por që me lutje i janë afruar Zotit përgjatë muajit të shenjtë të Ramazanit. Uroj që ky Fitër Bajram t’ju gjejë me shpirt të pastër, me gëzim, begati e devotshmëri për vepra të shtuara të mira.

Kjo ditë shënjon shpresën dhe besimin se durimi, përpjekja dhe solidariteti njerëzor shpërblehen. Zoti ju bekoftë dhe ju udhëzoftë në rrugën e drejtë!”, shkruan kreu i Shtetit.

Arena e Lajmit

Presidenti Begaj mesazh me rastin e përfundimit të muajit të shenjtë të agjërimit: Zoti ju bekoftë dhe ju udhëzoftë në rrugën e drejtë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook