Gazetari i News 24 Klevin Muka, në një lidhje live me emisionin Open dha detaje për rezultatin e zgjedhjeve në Parlamentin Europian.
Muka tha se surpriza në këto zgjedhje të BE-së ka qenë humbja e të Gjelbërve dhe e të Majtës. Sipas tij, e djathta ekstreme ka fituar më shumë mandate se herën e kaluar, por sërish në PE nuk shihet si rrezik, për sa kohë që pjesën më të madhe të votave e kanë marrë partitë tradicionale.
Klevin Muka: Surpriza në këto zgjedhje është humbja e Të Gjelbërve, humbja edhe e të majtëve, si dhe fitorja e shumë mandateve të së djathtës ekstreme. Për sa kohë që parti e parë është Partia Popullore Europiane, kjo do të thotë se ka një lloj stabiliteti në PE. Edhe në parlamentin belg fitoi e djathta, ndërsa në vend të dytë doli e djathta ekstreme.
Aleancat pritet të jenë të njëjta. Pritet që propozimi i PPE për presidente të PE të jetë Ursula Von Der Leyen. Në legjislaturën e re pritet të kemi sërish të njëjtën presidente. Do kemi rritje të zërit të së djathtës ekstreme, por sa duket që nuk do jetë problem tepër i madh, pasi partitë kryesore që kanë fituar janë ata tradicionale.
(Arena e Lajmit)